miércoles, 29 de abril de 2009

Romance Sonambulo

E gjelbër, te dua e gjelbër,
Erë e gjelbër. Degë të gjelbra.
Varka në det
Kali në mal.
Me hijen në mes
ëndërron ajo në parmakun e saj
mish i gjelbër, lëkurë e gjelbër,
me sytë si argjendi
të ftohtë të egër.
E gjelbër, të dua e gjelbër
nën dritën e hënës cigane
gjithçka po e vështron
ajo dot nuk i shikon.

E gjelbër, të dua e gjelbër.
Yje të mëdha bryme
dritën e hijes sjellin
e udhën e agimit hapin.
Fiku erën e tij fërkon
me zmerilin e degëve
dhe mali mace vjedhacake
fibrat e tharta kreshpëron.
Por kush do të vijë? Dhe nga?
Ajo vazhdon në parmakun e saj
mish i gjelbër, lëkurë e gjelbër
të ëndërrojë në det, në vaj.

Miku im, dua të shkëmbej
kalin tim me shtëpinë e saj
shalën e kalit me pasqyrën e saj
thikën time me kuvertën e saj.
Miku im, vij i përgjakur
nga portet e Kabrës.
Sikur të mundja, shok
këtë marrëveshje ta rrëzoja përtokë.
Por tashmë nuk jam më unë
as shtëpia ime nuk është më e imja.
Mik, dua të vdes
me nder në dhomën time.
Si çelik, nëse është e mundur
me çarçafë nga Hollanda
Nuk e sheh plagën që kam brenda?
Që nga gjoksi deri në fyt?
Treqind trëndafila të zinj
në gjoksin tënd të bardhë lëvrijnë.

EMIRA Y DORINA

No hay comentarios: